Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kurti nga Samiti i Berlinit: Kosova meriton statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave me BE-së

Redaksia Lajmetereja • 22-10-2026 09:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kurti nga Samiti i Berlinit: Kosova meriton statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave me BE-së
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij para mediave në Samitin e Procesit të Berlinit që po mbahet në Mal të Zi, ka theksuar se ka ardhur momenti vendimtar që Kosova të pajiset me statusin e vendit kandidat dhe të nisë zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gjatë prononcimit të tij, kreu i ekzekutivit vuri në dukje progresin e arritur nga vendi, duke përmendur funksionalitetin e lartë demokratik, qëndrueshmërinë institucionale, si dhe ecurinë pozitive të treguesve ekonomikë. ‘‘Dhe ta mbajmë të lartë vëmendjen për integrimin evropian. Kosova është një demokraci elektorale, liberale dhe egalitare. Ne kemi funksionalitet demokratik. Kemi stabilitet institucional. Kemi rritje ekonomike dhe kemi vëmendje të pandarë. Tani është koha që vendi ynë të marrë statusin e vendit kandidat dhe të hapë negociatat për anëtarësim në BE. Prandaj, sot dhe çdo ditë, do t’u bëj thirrje të gjithë liderëve të BE-së që të kërkojnë një opinion nga Komisioni Evropian lidhur me këtë çështje’’, u shpreh ndër të tjera Kurti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar