Politikë
LDK kërkon transparencë për Gjykatën Speciale: Beteja jonë kryesore mbetet apeli
Reklamë e Sponsorizuar
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ende nuk posedon ndonjë njoftim zyrtar lidhur me rikthimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë të ditur se subjekti i ei do të formësojë qëndrimin zyrtar vetëm pasi të njihet me arsyet dhe ndryshimet konkrete që kërkohen.
“E para, nuk kemi asnjë informacion zyrtar se do të kthehet ligji; po presim informacione zyrtare të shohim pse, çka është arsyeja, çka duhet me ndryshua, kush po e kthen dhe çka janë arsyet mbrapa kësaj. Atëherë, kur t'i dimë këto, mundemi me ju njoftua edhe për vendimin që e merr LDK-ja tashi”, u shpreh ajo.
Duke folur para nisjes së seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, ajo vuri theksin te rëndësia e fazës së apelimit, duke e cilësuar atë si sfidën dhe betejën vendimtare për proceset gjyqësore në fjalë. Ajo rikonfirmoi mbështetjen e plotë për angazhimin e institucioneve shtetërore në mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare në të gjitha instancat e drejtësisë.
Megjithatë, zyrtarja e lartë e LDK-së përsëriti se partia e saj nuk mund të shprehet paraprakisht për aspektet ligjore pa pasur mbi tavolinë detajet e ndryshimeve të propozuara.
“E para, ne kemi thënë që apeli është sfida kryesore dhe beteja kryesore për rastet në fjalë. Ashtu, domethënë, e përkrahim angazhimin tonë institucional dhe të Kosovës si institucione për të luftuar, për ta mbrojtur luftën çlirimtare në nivelet zyrtare. Gjyqësore, por përndryshe rruga me ligj as nuk e dimë se çka janë ndryshimet; nuk mundemi me jep një qëndrim për aq kohë sa nuk e dimë se cilat janë ndryshimet në ligj”, përfundoi ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: