Politikë
Kurti nga Mali i Zi: Kosova është gati për hapjen e negociatave dhe statusin e kandidatit në BE
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përcjellë një mesazh të fuqishëm nga punimet e Samitit të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet në Mal të Zi, duke kërkuar hapa konkretë drejt integrimit evropian për Kosovën.
Gjatë prononcimit të tij para përfaqësuesve të mediave, kreu i ekzekutivit renditi disa nga arritjet kryesore të shtetit, duke veçuar standardet e larta të funksionalitetit demokratik, qëndrueshmërinë e institucioneve, ecurinë pozitive të ekonomisë, si dhe angazhimin e pandërprerë në reformat evropiane.
“Tani është koha që vendi ynë të marrë statusin e kandidatit dhe të hapë negociatat për hyrjen në BE. Mu për këtë do të bëj thirrje sot dhe çdo ditë, kundrejt çdo lideri të BE-së, që të kërkojnë opinionin nga Komisioni Evropian për këtë çështje”, u shpreh Kurti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: