Botë
Perspektiva evropiane e Ballkanit: Marta Kos paralajmëron periudhë kyçe për reformat dhe integrimin
Reklamë e Sponsorizuar
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka bërë të ditur se shtetet e Ballkanit Perëndimor po hyjnë në një fazë vendimtare për të ardhmen e lor evropiane, duke vënë në pah sfidat specifike që e presin secilin vend në këtë rrugëtim.
Gjatë fjalës së saj në prag të Samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Mal të Zi, Kos u bëri thirrje qeverive rajonale që t'i shfrytëzojnë maksimalisht shanset për të përshpejtuar hapat drejt bllokut evropian.
Sipas vlerësimeve të saj, Mali i Zi duhet të përqendrohet te faza përfundimtare e negociatave për anëtarësim, Serbia te procesi i ardhshëm zgjedhor, kurse Shqipëria te ruajtja e ritmit pozitiv në procesin integrues.
Sa i takon Kosovës, zyrtarja e lartë evropiane ka vënë theksin te domosdoshmëria e zbatimit të ligjshmërisë dhe respektimit të normave ndërkombëtare, duke i cilësuar këto si vendime kyçe për të ardhmen e afërt.
“Jam gjithmonë e lumtur të kthehem në këtë shtet, i cili është i vendosur të bëhet anëtar i BE-së. Kemi përpara javë dhe muaj me momente vendimtare. Për Malin e Zi, do të jetë vendimtare arritja në vijën e ‘finishit’ të procesit të anëtarësimit në BE; për Serbinë, zgjedhjet e së dielës së ardhshme; për Shqipërinë, ruajtja e ritmit në rrugën drejt integrimit evropian; ndërsa për Kosovën, zgjedhja vendimtare për të vazhduar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe sundimin e ligjit. Prandaj, mendoj se është shumë mirë që liderët e rajonit dhe të gjithë procesit të zgjerimit janë mbledhur sot në Mal të Zi”, ka deklaruar Kos.
Samiti i Procesit të Berlinit ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe dhënien e një hovi të ri përparimit të tyre drejt Bashkimit Evropian.
Në anën tjetër, Kosova vazhdon të mbetet në faza fillestare sa i përket integrimit evropian. Edhe pse ka dorëzuar aplikimin zyrtar për anëtarësim në dhjetor të vitit 2022, ajo ende nuk e gëzon statusin e vendit kandidat dhe nuk i ka nisur negociatat zyrtare.
Përveç domosdoshmërisë për ndryshime rrënjësore institucionale dhe konsolidim të shtetit së së drejtës, rruga evropiane e Kosovës mbetet e ndërlidhur ngushtë edhe me ecurinë e dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, proces ky që udhëhiqet nga Bashkimi Evropian.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: