Kronikë
Reagon kongresisti amerikan Ritchie Torres: Dhuna e policisë ndaj protestuesve në Shqipëri është alarmante dhe duhet të ndalet menjëherë
Reklamë e Sponsorizuar
Ligjvënësi amerikan, Ritchie Torres, ka shprehur shqetësimin e tij të thellë lidhur me episodet e dhunës të regjistruara gjatë protestave në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjetin social X, ai ka theksuar se ndërhyrja dhe veprimet e forcave policore shqiptare janë të papranueshme dhe kërkojnë një fund të menjëhershëm.
"Jam thellësisht i shqetësuar nga shpërthimi i dhunës ndaj protestuesve në Shqipëri. Veprimet e ndërmarra nga Policia e Shqipërisë janë të papranueshme dhe duhet të marrin fund. Shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore, policia duhet ta respektojë të drejtën e protestuesve për të protestuar dhe duhet ta ruajë sundimin e ligjit", ka shkruar Torres.
Gjithashtu, kongresisti amerikan ka nënvizuar domosdoshmërinë e uljes së tensioneve në terren, me qëllim frenimin e asaj që e ka cilësuar si dhunë alarmante.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: