Kronikë
Tragjedia në Klinë: Prokuroria ngre aktakuzë për vrasjen e vëllait për motive pronësie
Reklamë e Sponsorizuar
Prokuroria Themelore në Pejë, respektivisht Departamenti për Krime të Rënda, ka zyrtarizuar aktakuzën ndaj personit me inicialet J.J., i cili akuzohet për veprat penale të vrasjes së rëndë dhe armëmbajtjes pa leje.
Sipas dokumentit të akuzës, ngjarja e rëndë ka ndodhur më 21 mars 2026, rreth orës 15:00, në fshatin Bokshiq të Klinës. Pas një konflikti verbal për çështje pronësore mes viktimës dhe babait të tyre, i pandehuri dyshohet se është futur në shtëpi, ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar katër herë në drejtim të vëllait të tij.
Për shkak të të shtënave, viktima Faruk Isufi pësoi dëmtime të rënda të arteries në këmbën e majtë, duke i shkaktuar gjakderdhje masive të brendshme dhe të jashtme. Pavarësisht ndërhyrjes, ai ndërroi jetë rrugës ose në Spitalin e Pejës si pasojë e plagëve fatale.
Në të njëjtën aktakuzë, i pandehuri ngarkohet edhe me veprën penale të mbajtjes në kontroll të paautorizuar të armëve. Ai dyshohet se ka mbajtur një pistoletë të kalibrit 9×19 mm, të shoqëruar me një karikator dhe 10 fishekë të këtij kalibri, pa e pasur lejen përkatëse nga autoritetet kompetente.
Me rastin e përfundimit të hetimeve dhe ngritjes së kësaj aktakuze, prokurori i shtetit i ka kërkuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe vlerësimit të provave materiale, ta shpallë fajtor të pandehurin dhe ta dënojë konform dispozitave ligjore në fuqi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: