Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kamberi kërkon angazhim të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë për Luginën

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 21:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kamberi kërkon angazhim të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë për Luginën
Bartësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, ka bërë thirrje për mobilizim të shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, me synimin për të rritur përfaqësimin e tyre në Kuvendin e Serbisë. Kamberi ka thënë se bashkimi i partive politike shqiptare në një listë të përbashkët synon fuqizimin e zërit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe adresimin e kërkesave të tyre ndaj institucioneve të Serbisë. Ai ka theksuar se shqiptarët vazhdojnë të përballen me diskriminim sistematik, ndërsa ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se i paraqet ata si armiq. Kamberi ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës, si dhe bashkëvendasit e tyre që jetojnë e punojnë në Kosovë, të marrin pjesë në votime dhe të mbështesin Koalicionin Shqiptar me numrin 17. “Do të tentojmë tre e më tepër”, ka thënë Kamberi, duke iu referuar synimit për të siguruar më shumë se dy mandate në Kuvendin e Serbisë. Ai ka kërkuar gjithashtu nga Kosova dhe Shqipëria hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore për Luginën e Preshevës dhe jetësimin e fondit të përbashkët për këtë rajon, për të cilin ka thënë se ishte votuar në një mbledhje të përbashkët të dy qeverive në Prizren, vite më parë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar