Politikë
Kuvendi mblidhet të enjten, këto janë pikat që do të shqyrtohen
Reklamë e Sponsorizuar
Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten, më 22 tetor, seancë plenare, e cila do të nisë në orën 10:00.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen e parlamentit, në rend dite janë pesë pika, duke përfshirë miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Deputetët do të shqyrtojnë edhe formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e katër anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), si dhe do të votojnë propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,3. Pyetjet parlamentare,4. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,5. Votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: