Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Venera Azizi: Me 45 autoambulancat e reja po i forcojmë kapacitetet shëndetësore nga Likova deri në Strugë

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 20:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Venera Azizi: Me 45 autoambulancat e reja po i forcojmë kapacitetet shëndetësore nga Likova deri në Strugë
“45 autoambulancat e reja do t’u ndahen të gjitha institucioneve të shëndetit publik në vendin tonë. Duke nisur nga Likova, mandej Kumanova, Shkupi, kuptohet këtu bën pjesë edhe Çairi, Tetova, Gostivari, Struga, Kërçova, Dibra.”,– deklaroi zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi për Radio Televizionin e Maqedonisë. Zëdhënsja Azizi tha se këto automjete për ndihmë të parë janë tërësisht të pajisura, duke mundësuar që pacienti të marrë kujdesin mjekësor që në momentin e transportit deri në institucionin shëndetësor. Venera Aziti tha se ky investim adreson një nevojë urgjente të personelit mjekësor, të cilët siç shtoi ajo, shpesh janë ballafaquar me mungesë automjetesh për të mbuluar njëkohësisht kërkesat në shumë zona. Në kuadër të planeve të ardhshme, autoritetet kanë nisur bisedimet që brenda vitit 2027, me mbështetjen e partnerëve financiarë, të sigurohen edhe 50 autoambulanca shtesë. “Gjithsesi se do të përmirësohet cilësia e shërbimeve mjekësore, duke marrë parasysh edhe investimet që planifikojmë t’i realizojmë në periudhën e ardhshme në sektorin e shëndetësisë konkretisht në Kërçovë dhe Tetovë”,– theksoi zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar