Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

FFM nis procedurë disiplinore ndaj Shkëndijës së Haraçinës

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 20:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
FFM nis procedurë disiplinore ndaj Shkëndijës së Haraçinës
Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut (FFM) ka nisur procedurë disiplinore ndaj Shkëndijës së Haraçinës 77, pas ndeshjes së xhiros së 10-të në Ligën e Parë kundër Struga Trim Lum. Komisioni Disiplinor i FFM-së ka marrë disa vendime pas ndeshjeve të xhiros së 10-të në Ligën e Parë dhe xhiros së 8-të në Ligën e Dytë, ku përveç procedurave disiplinore ndaj dy klubeve dhe një zyrtari, janë shqiptuar edhe dënime për katër futbollistë. Procedura ndaj Shkëndijës së Haraçinës është iniciuar për organizim të dobët të ndeshjes dhe për praninë e personave të paautorizuar në hapësirat zyrtare të stadiumit. Po ashtu, procedurë disiplinore është hapur edhe ndaj Sylejman Alimit, drejtor ekzekutiv i klubit, për shkak të sulmit verbal dhe kërcënimeve të drejtuara ndaj ekipit të gjyqtarëve pas së njëjtës ndeshje. Në anën tjetër, procedurë disiplinore është nisur edhe ndaj FC Kamjanit, për organizim të dobët të ndeshjes së xhiros së 8-të të Ligës së Dytë kundër FC Kozhufit. Komisioni Disiplinor ka shqiptuar edhe suspendime për katër futbollistë:Martin Todorov (Shkëndija e Haraçinës) – suspendim për dy ndeshje.Darko Denkov (Detonit) – suspendim për dy ndeshje.Enis Dervishi (Kamjani) – suspendim për tri ndeshje.David Ristovski (AP Brera Strumica) – suspendim për një ndeshje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar