Politikë
Kryeministri Rama pret në zyrë një të ri: Një vizitë ndryshe dhe pa tensione
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një video-material nga takimi i zhvilluar brenda mjediseve të Kryeministrisë me një qytetar të ri.
Në pamjet e shpërndara, kreu i qeverisë shfaqet duke lexuar mesazhin e dërguar nga i riu, përpara se ta mirëpresë atë në zyrën e tij zyrtare për një bashkëbisedim.
Gjatë takimit, Rama ka vënë në dukje rëndësinë e dialogut të qetë, duke e krahasuar atë me tensionet e shfaqura në protestat e fundit studentore, ku nuk kanë munguar skenat e dhunës.
Biseda e zhvilluar mes tyre është përmbledhur në këto fraza:
Rama: Një njeri që do të më takojë për qejf.
I riu: Disa nuk janë dakord, por…
Rama: Demokraci është kjo. Mjafton që të jetë me paqe dhe me buzëqeshje, jo me gurë dhe zjarr. Do jemi në kontakt bashkë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: