Aktuale
Operacion i suksesshëm për Muharrem Jasharin, mesfushori premton rikthim fuqishëm në fushë
Reklamë e Sponsorizuar
Muharrem Jashari i ka dhënë fund me sukses ndërhyrjes kirurgjikale dhe tashmë ndodhet në fazën e rikuperimit, me synimin e qartë për të zbritur sërish sa më parë në fushat e blerta.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shfaqur optimizëm të plotë për të ardhmen.
"Ndërhyrja kirurgjikale ishte e suksesshme. Rikuperimi fillon tani. Do të kthehem më i fortë. Shihemi së shpejti", ka shkruar Jashari në platformën “Instagram”.
Kujtojmë se futbollisti u dëmtua gjatë angazhimit të tij me Kombëtaren e Kosovës në katër sfidat e Ligës së Kombeve, duke u rikthyer më pas i dëmtuar te skuadra e tij ukrainase, LNZ Cherkasy.
Gjatë asaj kohe, mediat në Ukrainë raportuan se klubi Cherkasy kishte shprehur pakënaqësi lidhur me vendimin e mesfushorit për t'iu bashkuar ngjyrave kuqezi të Kosovës.
Në aspektin sportiv, Jashari pati mundësi të luante vetëm 59 minuta në takimin kundër Izraelit, ndeshje e cila u mbyll pa gola me rezultatin e barabartë 0:0.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: