Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Thirrje për dialog nga qeveria: Bora Muzhaqi kërkon ndalimin e dhunës dhe thekson mungesën e një platforme konkrete nga studentët

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 12:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Thirrje për dialog nga qeveria: Bora Muzhaqi kërkon ndalimin e dhunës dhe thekson mungesën e një platforme konkrete nga studentët
Deputetja e Partisë Socialiste, Bora Muzhaqi, ka bërë thirrje që protestuesit e rinj të distancohen nga aktet e dhunës, duke insistuar se tensionet dhe përplasjet nuk përbëjnë zgjidhje për problematikat e tyre. Gjatë një interviste televizive dhënë për “Newsline” në ABC News, ajo nënvizoi se e vetmja rrugë efektive për të adresuar shqetësimet është tavolina e bisedimeve dhe dialogu i hapur institucional. Muzhaqi u ndal gjithashtu te natyra e protestave, duke vënë në dukje se aktualisht nuk ekziston një listë e qartë apo kërkesa konkrete të mirëfillta nga ana e studentëve. “Ka qenë situatë e tensionuar për Tiranën gjatë këtyre ditëve. Dhuna nuk është normale, problematikat zgjidhen duke dialoguar. Nuk është zgjidhje që t’i themi jo dialogut. Të bëhemi bashkë që të diskutojmë bashkarisht. Sfidat dhe problematikat që të rinjtë kanë, t’i diskutojmë dhe t’i japim zgjidhje. Duhet të distancohemi nga dhuna. Të rinjtë duhet të jenë mësim. 1 në 5 të arrestuar kishin precedentë penalë. Të bën vërtet të shqetësuar për të rinjtë dhe të rriturit aty në shesh. Kërkesat që kanë të rinjtë janë shumë të drejta. Mendoj se është nga ato momentet kur populli shqiptar tregon sa inteligjent është, ku u kupton kush është aty për një kauzë apo jo. Fakti që kemi në disa vende të njëjtat situata, me të njëjtën tipologji sjelljesh, kjo është diçka që nuk është natyrale. Kur vjen puna te siguria e vendeve tona, kjo është nga pikat më të vlerësuara nga BE. Këto ditë kanë qenë një moment kur kemi pasur vonesa për negociatat. Nesër në seancë kemi një sërë ligjesh që lidhen me integrimin europian. Nuk duhet t’i japim fëmijëve shembullin e dhunës. Nuk duhet pranuar kurrë dhuna si një zgjidhje. Në çdo fushë të qeverisjes në Shqipëri, por edhe në botë, ka shumë problematika. Edhe në vendet e tjera të BE, studentët kanë kërkesa. Qeveria përpiqet që të japë zgjidhje. Nuk mendoj që kjo është arsyeja pse studentët ngrihen, sepse nëse do ishte kjo arsyeja, do kishte një listë kërkesash. Duke pasur kërkesa konkrete, mund të punojmë për këto kërkesa”, u shpreh ndër të tjera ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar