Kronikë
Trazirat në protestë: Gjykata liron 22 të arrestuar, vijon shqyrtimi i masave të sigurisë
Reklamë e Sponsorizuar
Njëzet e dy persona, të cilët ishin ndaluar nga forcat e rendit gjatë ditëve të fundit në kuadër të protestave, kanë lënë qelitë pasi gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ndërkohë, në Gjykatën e Shkallës së Parë po vijon seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për qytetarët e tjerë të shoqëruar gjatë tubimeve të zhvilluara së fundmi në kryeqytet.
Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, policia procedoi me shoqërimin e 17 protestuesve të tjerë, ndërkohë që vala e protestave të ndërmarra nga studentët po vazhdon edhe përgjatë ditës së sotme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: