Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Sakrifica e Gjilanit: Refuzuan mbi 250 mijë euro nga Irani për Senad Jarovic

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 08:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Sakrifica e Gjilanit: Refuzuan mbi 250 mijë euro nga Irani për Senad Jarovic
Menaxheri i SC Gjilanit, Drilon Sylejmani, ka bërë të ditur se klubi ka hedhur poshtë një ofertë luksoze prej më shumë se 250 mijë eurosh nga Irani për shërbimet e sulmuesit Senad Jarovic, duke vendosur që interesat sportive të kenë përparësi absolute ndaj atyre financiare. I ftuar në emisionin SportCast, Sylejmani ka shpjeguar se, pavarësisht shifrës joshëse, drejtuesit arritën në përfundimin se prania dhe kontributi i lojtarit në fushë kishin një peshë shumë më të madhe sesa përfitimi i menjëhershëm monetar nga shitja e tij. “Po, kemi pasur në vazhdimësi interesim dhe oferta për futbollistët. Njëra ndër më të vështirat ka qenë për Senad Jarovic që me të vërtetë ka qenë e vështirë me i thënë jo dhe ta mbajmë lojtarin brenda ekipit, mirëpo për shkak të objektivit të cilin ne kemi qenë gjatë rrugës duke e ndjekur, klubit nuk i ka interesuar oferta financiare, mirëpo e ka shqyrtuar aspektin sportiv. Arritja e objektivit për Gjilanin ka qenë fokusi dhe synimi primar, jo vetëm i aksionarëve, i pronarëve të klubit, por i gjithëve. Senad Jarovic së fundmi kishte ofertë nga Irani, që e kalonte shifrën e 250 mijë eurove, mirëpo klubi vendosi që t'i mbyllte sytë, ta mbante Jarovicin në gjashtëmujorin e fundit të kontratës edhe pse ishim të bindur që në afatin kalimtar të verës del si futbollist i lirë. Mirëpo për neve ishte primar kontributi i tij në ekip se shuma të cilën mund ta inkasonin”, u shpreh Sylejmani. Duke shtjelluar më tej filozofinë e drejtimit, ai theksoi se çdo propozim i vjen skuadrës kalon në sitën e bordit për t'u analizuar në detaje. Sipas tij, pronarët e klubit po bëjnë sakrifica të jashtëzakonshme financiare duke investuar kapitalin e tyre personal, vetëm e vetëm që Gjilani t'i kapë majat dhe të realizojë synimet e vëta madhore. “Normalisht për çdo lojtar që ka interes, ose ka oferta, bordi i klubit mblidhet edhe e analizon situatën, edhe e sheh pjesën më të leverdisshme, se cila është më e mira për klubin. Unë thashë fatmirësisht që edhe pronarët janë të fokusuar për të arritur sukses në aspektin sportiv, për këtë arsye ata po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme financiare sepse po investojnë edhe mjetet e veta, vetëm ta shohin Gjilanin duke arritur një objektiv madhor. Dhe për këtë arsye shpeshherë edhe i mbyllin sytë. Edhe janë të vetëdijshëm që jemi në deficit buxhetor sa i përket aspektit të hyrave dhe aspektit të lojtarëve që ne i shesim, mirëpo ata e kanë zgjedhur aspektin sportiv për të fituar diçka më të madhe se sa shitja e një futbollisti, siç ka qenë në këtë rast Jarovic. Mirëpo jo gjithmonë kjo do të thotë që ne do ta ndjekim këtë politikë të klubit, sepse lojtarët te ne janë të hapur të bisedojnë për çdo ofertë të cilën ata e kanë jashtë vendit. Mirëpo në atë pikë, në atë periudhë, ne e kemi parë më të arsyeshme që kontributi i Jaros është më i madh se shifra të cilën ne kishim mundësi ta marrim”, shtoi ai. Kujtojmë se SC Gjilani ka regjistruar një ecuri inkurajuese në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll, duke u pozicionuar në vendin e tretë tabelor me 17 pikë të mbledhura pas 10 ndeshjeve të para, një ecuri kjo që dëshmon seriozitetin e ambicieve të tyre sezonale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar