Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Anthony Gordon pranon superioritetin e PSG-së: Francezët merituan fitoren në Parc des Princes

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 08:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Anthony Gordon pranon superioritetin e PSG-së: Francezët merituan fitoren në Parc des Princes
Pas humbjes së Barcelonës në udhëtim ndaj Paris Saint-Germainit në “Parc des Princes”, sulmuesi Anthony Gordon nuk ka preferuar të gjejë alibi, duke pranuar hapur se skuadra franceze ishte superiore dhe e meritoi plotësisht triumfin. Futbollisti anglez, i cili pranoi se nuk pati paraqitjen e tij më të mirë në këtë sfidë, vlerësoi lart ritmin dhe kualitetin e parisienëve, duke nënvizuar se kampionët e Francës menaxhuan më mirë presionin dhe intensitetin përgjatë gjithë takimit. “Besoj se ishte e parashikueshme që do të kishte shumë gola dhe se do të ishte një spektakël i mirë për shikuesit. Prisja që ne të dilnim më mirë, por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu. Në fund, mendoj se ata e merituan fitoren. M’u duk se ishin skuadra më e mirë, patën momente më të mira dhe treguan më shumë cilësi. Fizikisht, arritën ta ruanin presionin dhe intensitetin për më gjatë se ne. Prej dy vitesh janë skuadra që duhet mposhtur dhe sonte u bë e qartë pse”, deklaroi Gordon. Kjo humbje i dha fund serisë prej 12 fitoresh radhazi për katalanasit. Megjithatë, anglezi u përqendrua te leksionet që skuadra duhet të nxjerrë nga ky duel, duke kërkuar që ky rezultat të shërbejë si trampolinë për t'u përmirësuar në vazhdimësi. “Mendoj se duhet të përqendrohemi te gjërat pozitive, pasi konkurruam në unë nivel të mirë. Ishte një ndeshje e luftuar. Tani duhet të analizojmë se çfarë duhet të përmirësojmë, por besoj se jemi në një pozitë të mirë. Siç thashë, ata kanë qenë më të mirët për dy vjet dhe vazhdojnë të jenë skuadra që duhet mposhtur. Duhet të mësojmë nga kjo humbje, ta analizojmë ndeshjen dhe të përpiqemi të bëhemi skuadra që të gjithë duan ta mposhtin”, u shpreh ai. I pyetur rreth pozicionit të tij në fushë, pasi e nisi ndeshjen në krahun e majtë dhe më pas u zhvendos në rol qendërsulmuesi, Gordon theksoi se nuk ka ndonjë preferencë të veçantë. “Nuk ka rëndësi për mua. Më pëlqen të luaj në të dyja pozitat, sepse secila më ofron diçka ndryshe. I shijoj të dyja, por, përtej kësaj, paraqitja e përgjithshme e ekipit sonte ishte shumë e mirë”, tha ai, duke shtuar se në planin personal ka ende shumë hapësira për t'u rritur. “Sa më përket mua, kam ende shumë punë individuale për të bërë. Në ndeshje të tilla dua të jap maksimumin dhe nuk mendoj se kjo ishte paraqitja ime më e mirë”, pranoi anglezi. Në mbyllje të prononcimit të tij, Gordon e zhvendosi menjëherë fokusin te superpërballja e radhës, ku Barcelona do të presë Real Madridin në “El Clasico”, e cila do të luhet të dielën në “Spotify Camp Nou”. “E mira është se jemi në javën e Ligës së Kampionëve. Për fat të mirë, ndeshja e sotme nuk ishte finale. Kemi ende shumë ndeshje përpara dhe shpresoj që t'i mund të përballemi sërish me ta në fazat e fundit të garës. Siç thashë, na pret një ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme, ‘El Clasico’ në shtëpi, ndaj të gjithë jemi shumë të entuziazmuar”, përfundoi Gordon.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar