Aktuale
Humbja tragjike e modeles 34-vjeçare, motra e saj publikon dedikimin prekës në rrjetet sociale
Reklamë e Sponsorizuar
Ruby Ray, motra më e vogël e modeles dhe sipërmarrëses së njohur Sahara Ray, ka ndarë me ndjekësit një mesagj mjaft emocional pas ndarjes tragjike nga jeta të saj në moshën 34-vjeçare.
Në postimin e saj, Ruby e ka evokuar të ndjerën si një njeri tejet energjik, të zgjuar, dashamirës dhe me një shpirt të rrallë.
"Është mizore ta duash dikë kaq shumë dhe më pas të mos dish ku ta çosh gjithë atë dashuri", ka shkruar ajo, duke reflektuar dhimbjen e thellë për këtë humbje të madhe.
Sahara ishte e bija e sërferit të njohur profesionist Tony Ray dhe themeluese e markës së njohur të veshjeve të plazhit Sahara Ray Swim. Ajo fitoi gjithashtu vëmendje mediatike për shkak të lidhjes së saj të përfolur me këngëtarin e njohur Justin Bieber gjatë vitit 2016.
Gjatë vitit 2024, modelja kishte ndarë me publikun se ishte diagnostikuar me sindromën Guillain-Barré, një sëmundje e rrallë e sistemit neurologjik. Ndërkohë, në fillim të këtij viti, ajo kishte përjetuar gëzimin më të madh duke u bërë nënë për herë të parë me ardhjen në jetë të vajzës së saj, Snow.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: