Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Kosova si armë elektorale në Serbi

Redaksia Lajmetereja • 20-10-2026 18:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kosova si armë elektorale në Serbi
Kosova po rikthehet në qendër të retorikës nacionaliste në Serbi, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 25 tetorit. Pretendimet territoriale ndaj Kosovës po përdoren për mobilizimin e votuesve dhe delegjitimimin e kundërshtarëve politikë, vlerësojnë profesorë dhe njohës të sigurisë. Ata paralajmërojnë se kjo gjuhë nxitëse mund të ushqejë indoktrinimin dhe të krijojë terren për veprime ekstremiste, duke rikujtuar sulmin në Banjskë dhe atë ndaj kanalit Ibër-Lepenc. Në Serbi, Kosova po rikthehet në qendër të betejës për pushtet. Atje kur zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbahen më 25 tetor, çështja e Kosovës po përdoret për t’i nxitur ndjenjat nacionaliste, për t’i mobilizuar votuesit dhe paraqitur kundërshtarët politikë si rrezik për interesat kombëtare. Përveç ish-presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ministrit të Brendshëm Ivica Daçiq të cilët i shprehin hapur në çdo tubim pretendimet territorial ndaj Kosovës, tashmë edhe deputetë të parlamentit të Serbisë dhe kryetarë të partive tjera kanë një qëndrim të njëjtë. Kryetari i Partisë Popullore Serbe, Vladimir Gajiq, ka pretenduar se rikthimi i Kosovës nën Serbi është vetëm çështje kohe. Ai ka deklaruar se kjo nuk është mit dhe ka kërkuar që çështja të zgjidhet në terren, duke iu referuar luftës Rusi-Ukrainë dhe agresionit rus. Gajiq ka këmbëngulur se Serbia, herët a vonë, do ta rikthejë Kosovën nën kontrollin e saj. E në kuadër të kësaj qasjeje, profesorë vendor ë thonë se retorika nacionaliste dhe pretendimet territoriale përdoren për t’i mobilizuar votuesit, për t’i goditur kundërshtarët politikë dhe për ta zhvendosur vëmendjen nga problemet e brendshme të Serbisë. “Fokusi kryesor është që Rusia raportet me Rusinë me Kinën me anashkalua BE-në dhe Kosova si një kartë elektorale të cilën po mundohen tanë kohën me shfrytëzua për me de legjitimua kundërshtarin njëri tjetrin por njëkohësisht edhe për ta mobilizua elektoratin e tyre me një narracion kombëtar “, tha për RTK, Festim Rizanaj, profesor në Universitetin e Prishtinës. Të tjerë profesorë dhe njohës të sigurisë deklarojnë se kjo gjuhës nxitëse mund të ushqejë indoktrinimin e masës dhe të krijojë klimë të favorshme për veprime ekstremiste, siç ishte sulmi terrorist në Banjskë. “Këta njerëz të indoktrinuar dhe të cilët indoktrinohen me terma të këtillë atëherë ata mund të bëhen lloj kamikazësh lloj terroristeve të cilët mund të funksionojnë në forma të kontrolluar apo të pakontrolluara në nivele të terrorizmit sikurse që ishte rasti i Banjksës apo në nivele ku ata mund të kryejnë veprime brenda Kosovës apo kundrejt shqiptarëve në vende të ndryshme”, tha Gurakuç Kuçi, institute “Octopus”. E kur Kosova kthehet në armë elektorale dhe pretendimet territoriale ushqehen me gjuhë nacionaliste, rreziku shkon përtej propagandës, prandaj ekspertët paralajmërojnë se kjo retorikë mund të prodhojë ekstremizëm dhe dhunë, siç dëshmoi sulmi terrorist serb në Banjskë dhe ai në Kanalin e Iber-Lepencit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar