Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Bashkëpunimi dhe siguria në rajon në fokus: Komandanti i KFOR-it pritet në takim nga ministri shqiptar i Mbrojtjes

Redaksia Lajmetereja • 20-10-2026 17:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Bashkëpunimi dhe siguria në rajon në fokus: Komandanti i KFOR-it pritet në takim nga ministri shqiptar i Mbrojtjes
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Roberto Vergori, ka zhvilluar një takim zyrtar me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi. Lajmi është bërë i ditur nga vetë misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, i cili ka publikuar edhe detajet kryesore të këtij bashkëbisedimi. “Takimi ofroi një mundësi për të vendosur kontakt të drejtpërdrejtë pas emërimit të gjeneral major Vergorit si komandant i KFOR-it, për të shkëmbyer pikëpamje mbi bashkëpunimin dhe për të riafirmuar një angazhim të përbashkët për paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për sigurinë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, si dhe për stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. Republika e Shqipërisë është pjesë aktive e misionit të NATO-s, ndërsa kontributi i saj në kuadër të KFOR-it konkretizohet me angazhimin e 17 ushtarëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar