Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Festë e madhe në Gjakovë më 28 Nëntor: Eli Fara dhe Ansambli “Skënderbeu” ngjiten në skenë për një mbrëmje magjike

Redaksia Lajmetereja • 20-10-2026 17:00
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Festë e madhe në Gjakovë më 28 Nëntor: Eli Fara dhe Ansambli “Skënderbeu” ngjiten në skenë për një mbrëmje magjike
Qyteti i Gjakovës do të jetë mikpritësi i një ngjarjeje të jashtëzakonshme artistike në kuadër të festivalit tradicional “Ditët e Nëntorit”, duke sjellë për publikun artin e kulluar të këngës shqiptare. Më 28 Nëntor, në skenën e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, do të performojë këngëtarja e njohur e skenës sonë, Eli Fara, e cila do të shoqërohet nga Ansambli Artistik “Skënderbeu”. Koncerti festiv është parashikuar të nisë duke filluar nga ora 20:00, duke i ftuar të gjithë dashamirësit e muzikës së mirëfilltë të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi kulturor e tradicional korçar. Organizatorët kanë vënë në pah rëndësinë e këtij eventi, duke theksuar se prania e artistëve korçarë i jep një dimension tjetër festës së Flamurit. “E kemi nderin e madh që në këtë edicion të festivalit Ditët e Nëntorit me e sjell legjendën e kangës së mirëfilltë shqipe, të madhen Eli Fara, me shoqërim nga Ansambli Artistik Skënderbeu, dy perla korçare”, thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar. Aty vlerësohet lart kontributi disadekadësh i këngëtares, si dhe roli i rëndësishëm i ansamblit në ruajtjen e trashëgimisë kulturore. “Me një za që ta qetëson shpirtin, s’është aspak çudi që Eli Fara e ka zbukuru skenën dhe kangën shqipe për ma shumë se 30 vjet. Serenatat korçare që i interpreton ajo bashkë me kangët origjinale i përshkojnë kufijtë e njihen nga e gjithë shqiptaria. Në anën tjetër, Ansambli Skënderbeu që ma shumë se 50 vjet e ruan dhe e prezanton traditën muzikore të Korçës me një mjeshtëri që nuk njeh kufi”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar