Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Tensionet në Shqipëri, ambasadori amerikan, ai gjerman dhe ai i BE-së në zyre te Begaj, në takim edhe Mejdani e Topi

Redaksia Lajmetereja • 20-10-2026 15:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tensionet në Shqipëri, ambasadori amerikan, ai gjerman dhe ai i BE-së në zyre te Begaj, në takim edhe Mejdani e Topi
Përshkallëzimi i revoltës popullore dhe tensionet masive në rrugët e kryeqytetit kanë vënë në lëvizje urgjente diplomacinë ndërkombëtare dhe faktorët më të lartë shtetërorë. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar sot një takim për të diskutuar situatën e rënduar dhe për të gjetur një rrugëdalje nga kriza politike. Diplomatët më të rëndësishëm perëndimorë në Tiranë, përfshirë Ambasadorin e SHBA, atë të Bashkimit Evropian dhe atë të Gjermanisë, të shoqëruar nga përfaqësues e ambasadorë të tjerë, që ende nuk dihet, kanë zbarkuar në zyrën e Kreut të Shtetit. Begaj ka pritur gjithashtu në takim dy ish-Presidentët e Republikës, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi. Fokus i takimit urgjent ka qenë deeskallimi i menjëhershëm i situatës në terren, ndalimi i përdorimit të forcës dhe krijimi i hapësirave për zgjidhje politike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar