Sport
Turqia gjen zëvëndësuesin e Montellas
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja e Turqisë është bërë me trajner të ri.
Në post do të vijë Sergen Yalçin, i cili do të zëvëndësojë Vincenzo Montellan që u shkarkua pas përfundimit të ndeshjeve të shtatorit dhe tetorit në “Nations League”.
Yalçin, ka nënshkruar kontratë katërvjeçare për t’u bërë selektor teksa do të ketë mundësinë që të provojë veten në futboll ndërkombëtar.
Së fundmi ai ishte trajner i Besiktasit, ku pati nën urdhërat e tij edhe yllin kosovar, Milot Rashica por nuk arritën të fitonin asnjë trofe.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: