Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Real Madrid bën gati 100 milionë euro për të forcuar mbrojtjen me një italian

Redaksia Lajmetereja • 20-10-2026 15:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Real Madrid bën gati 100 milionë euro për të forcuar mbrojtjen me një italian
Pavarësisht përforcimeve të vazhdueshme që ka bërë në dy vitet e fundit, sërish Real Madrid nuk po gjen qetësi përsa i përket repartit të mbrojtjes, i cili edhe këtë sezon po shfaq mangësi të shumta. Në këtë situatë, drejtuesit e klubit madrilen po mendojnë të ndërhyjnë në merkato dhe sipas asaj që zbulon Caught Offside, objektivi kryesor i “Los Blancos” për verën e ardhshme do të jetë Riccardo Calafiori. Italiani i Arsenal, i cili mund të luajë edhe si qendërmbrojtës, edhe mbrojtës i majtë, është në momentin e tij më të mirë në karrierë dhe interesi për të nga klubet e tjera është shumë i madh. 24-vjeçari shihet si profili ideal për të forcuar mbrojtjen, por Real Madrid nuk do ta ketë aspak të lehtë transferimin e tij. Ai është nën kontratë me klubin londinez deri në vitin 2029. Kosto minimale për transferimin e tij llogaritet të jetë 100 milionë euro.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar