Politikë
“Asnjëherë me ty!” – Adriatik Dosti hedh poshtë çdo mundësi bisedimesh me kryeministrin Rama
Reklamë e Sponsorizuar
Opinionisti i njohur, Adriatik Dosti, ka lëshuar një lumë akuzash dhe pakënaqësish të ashpra ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke refuzuar në mënyrë kategorike çdo thirrje për dialog të drejtuar protestuesve.
Nëpërmjet një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, Dosti ka drejtuar akuza të rënda në adresë të kreut të qeverisë dhe kabinetit të tij. Ai ka vënë në shënjestër mënyrën se kaipërthehet dhe dhunohet opozita qytetare, degradimin e institucioneve, si dhe situatën kritike në sektorë kyçë si arsimi, shëndetësia dhe rendi publik.
Më tej, ai ka ngritur shqetësimin për keqqeverisjen, rënien e standardit ekonomik e social të popullsisë, duke përdorur një fjalor tejet të ashpër ndaj figurave kryesore të ekzekutivit. Duke iu përgjigjur ofertës së Ramës për tryezë bisedimesh, Dosti ka përsëritur disa herë refuzimin e prerë: “Dialog? Po me kë?”.
Duke e mbyllur reagimin e tij me tonet e një dënimi të hapur politik e moral, ai ka theksuar se koha për çfarëdo lloj dialogu institucional ka perënduar prej kohësh në Shqipëri, duke e cilësuar çdo nismë të tillë si të papranueshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: