Sport
A po përgatitet rikthimi i madh i Cristiano Ronaldos në “Santiago Bernabéu”?
Reklamë e Sponsorizuar
Kreu i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan, është angazhuar maksimalisht për të siguruar që stadiumi legjendar “Santiago Bernabéu” të jetë nikoqir i finales së madhe të Ligës së Kombeve.
Nëse kombëtarja e Portugalisë siguron kreun e Grupit 4 në Ligën A të këtij kompeticioni, ajo do të avancojë tutje, duke mbajtur gjallë mundësinë reale për të prekur ndeshjen vendimtare për trofeun.
Një skenar i tillë do të sillte një rikthim shumë emocional të yllit Cristiano Ronaldo në impiantin mitik të kryeqytetit spanjoll, ku ai ka lënëmbresa të pashlyeshme.
Gjatë periudhës së tij me fanellën e Real Madridit, “CR7” triumfojë në çdo kompeticion të mundshëm, duke u shndërruar në një nga figurat më të rëndësishme në historinë e klubit madrilen.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: