Aktuale
Përçarje mes tifogrupeve: “Intelektualët” e Gjilanit bojkotojnë marshin në mbrojtje të krerëve të UÇK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Ditën e sotme është planifikuar zhvillimi i protestës së madhe të tifogrupeve shqiptare, e cila vjen si reagim ndaj atyre që vlerësohen si dënime të padrejta ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Edhe pse disa prej grupimeve më të njohura ultras në vend, si “Plisat”, “Torcida”, “Forca” apo “Kuqezinjtë e Jakovës”, vendosën të linin mënjanë rivalitetet sportive për t'u bashkuar rreth kësaj kauze kombëtare, një qasje krejtësisht ndryshe ka pasur tifogrupi nga Gjilani, “Intelektualët”, të cilët kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në këtë organizim.
Përmes një deklarate publike, ky grupim ka shpjeguar arsyet e këtij vendimi, duke theksuar se qëndrimi i tyre ndaj luftës së UÇK-së dhe sakrificës historike mbetet i palëkundur, por duke kritikuar mënyrën e organizimit. “INTELEKTUALËT nuk marrin pjesë! Jo pse pajtohemi me dënimet e as pse na ka ndryshu qëndrimi ndaj UÇK-së. Përkundrazi, qëndrimi jonë dihet shumë mirë. Për neve lufta e UÇK-së, sakrifica dhe historia e këtij vendi nuk kanë nevojë me u dëshmu çdo herë kur ka kamera e vëmendje publike! Por, një send duhet me u kuptu: Na jemi grupim Ultras. Dhe për neve, kauzat, revolta, pakënaqësia dhe çdo mesazh që duam t’a përçojmë e kanë vetëm një vend ku marrin kuptim — TRIBINA. Nuk mundemi me e harru këtë parim sot e me dalë krejt bashkë në një marsh vetëm pse aty ka ma shumë kamera e ma shumë vëmendje … Madje lind pyetja: ku ishin këto mesazhe menjëherë pas vendimit? Ku ishte prezenca në tribina? Nëse disa prej grupeve që sot po thirren për bashkim kombëtar nuk kanë pasë paraqitje në ndeshjet e fundit pas vendimit, e tash organizohet një dalje e përbashkët pikërisht në një aktivitet me vëmendje të madhe publike, atëherë na e kemi të drejtën me e pa ndryshe këtë mënyrë të veprimit. Na nuk kemi pritë me u organizu marsh për me e tregu qëndrimin tonë. Mesazhet tona i kemi çu aty ku jemi gjithmonë: në stadium, në tribina, përmes parullave dhe prezencës sonë. Sepse nëse një grupim e ka zërin vetëm atëherë kur ka kamera, atëherë çka po e dallon atë prej një organizimi të zakonshëm publik”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ndryshe, marshi dhe protesta e paralajmëruar e tifogrupeve shqiptare pritet të nisë sot duke filluar nga ora 15:00.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: