Sport
Krizë rezultatesh te Dinamo, “Nëndetësja Blu” kërkon kthesën e madhe ndaj kampionëve të Egnatias
Reklamë e Sponsorizuar
Kampionati i “Abissnet Superiore” sjell këtë fundjavë një nga supersfidat më interesante të javës së 8-të, ku Dinamo do të presë Egnatian në stadiumin “Elbasan Arena”. Takimi mes dy skuadrave është planifikuar të nisë në orën 18:30.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ndodhet nën presionin e rezultatit, pas dy humbjeve radhazi në kampionat, konkretisht kundër Teutës me shifrat 0-2 dhe ndaj Vllaznisë me rezultatin minimal 1-0.
Ky duel direkt mes skuadrës që mban vendin e dytë dhe asaj të tretë në renditje përbën një mundësi ideale për kryeqytetasit që të lënë pas mometet e vështira dhe t'i rikthehen triumfit.
Për momentin, diferenca me kreun e klasifikimit është ngjitur në kuotën e 7 pikëve, një distancë e ndjeshme për objektivat madhore që Dinamo ka vendosur për këtë edicion futbollistik. Fusha e blertë do të jetë ajo që do të japë verdiktin përfundimtar, për të parë nëse kryeqytetasit do të reagojnë ndaj kampionëve në fuqi, apo do të pësojnë një tjetër pengesë që do t'i vështirësonte ndjeshëm pozitat në garën për kreun kundër Teutës kryesuese.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: