Sport
Superliga e Basketbollit për Femra: Tirana shkëputet në krye, Flamurtari dhe Partizani regjistrojnë fitoret e para
Reklamë e Sponsorizuar
Kampionati Kombëtar i basketbollit për femra ka zhvilluar ndeshjet e javës së dytë, ku skuadra e Tiranës ka marrë frenat e udhëheqjes e vetme në tabelën e klasifikimit, ndërkohë që Flamurtari dhe Partizani kanë festuar sukseset e para sezonale.
Në duelin e zhvilluar në kryeqytet, bardheblutë e Tiranes triumfuan bindshëm me rezultatin 82-50 përballë Studentit në derbin e kryeqytetit. Ndeshja pati pak histori, teksa dominimi i Tiranës u reflektua edhe në faktin se në listën e shënuesve u përfshinë plot 11 basketbolliste, me Lalajn që spikati mbi të gjitha duke regjistruar 16 pikë dhe 13 rebound.
Nga ana tjetër, skuadra kampione e Flamurtarit është rikthyer te fitorja në parketin e saj vendas. Vlonjatet mposhtën me rezultatin e qartë 86-60 Vllazninë, në një takim ku dyshja e huaj Morris dhe Dallas ishte shtylla kurrizore e suksesit, duke kontribuar me nga 18 pikë secila.
Në pallatin e sportit "Asllan Rusi", Partizani ka regjistruar fitoren e parë të këtij sezoni. Të kuqet nuk patën vështirësi ndaj debutuesve të Sopotit, duke i mundur 74-43 në një ndeshje të dominuar që në fraksionin e parë të lojës. Pas kësaj jave, ekipi nga Librazhdi mbetet e vetmja skuadër pa shijen e fitores në kampionat.
Superliga e Femrave – Java e dytë:
Flamurtari – Vllaznia: 86-60
Partizani – Sopoti Eagles: 74-43
Pas dy javëve të para, renditja kryesohet nga Tirana me 4 pikë, e ndjekur nga një grup prej katër skuadrash me nga 3 pikë (Vllaznia, Flamurtari, Partizani dhe Studenti), ndërsa Sopoti Eagles mbyll tabelën me 2 pikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: