Aktuale
Përparim Rama pret ambasadorin britanik: Vëmendja te 19 nismat strategjike për zhvillimin e Prishtinës
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar një takim zyrtar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në ambientet e Odës së Kryeqytetit. Gjatë këtij takimi, dy bashkëbiseduesit u ndalën te ecuria e 19 projekteve kyçe për transformimin e qytetit.
Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, i pari i Prishtinës bëri të ditur se biseda u përqendrua te nismat e rëndësishme që përfshijnë sektorin e infrastrukturës, përmirësimin e transportit publik, investimet në sport, kujdesin shëndetësor, si dhe planet për zhvillimin e qëndrueshmëm urban.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: