Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

“Të heshtësish do të thotë të mbash anë”: Thirrja e fuqishme e Pep Guardiolës për Palestinën

Redaksia Lajmetereja • 20-10-2026 07:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Të heshtësish do të thotë të mbash anë”: Thirrja e fuqishme e Pep Guardiolës për Palestinën
Strategu i njohur spanjoll, Pep Guardiola, ka ngritur zërin në mbështetje të popullit palestinez, duke vënë në pah krizën e rëndë humanitare në Gaza dhe duke kërkuar nga opinionbi ndërkombëtar që të mos e shuajë vëmendjen ndaj kësaj çështjeje. I njohur për qëndrimet e tij të hershme ndaj fatit të civilëve në këtë rajon, Guardiola ka shpërndarë një mesazh video në rrjetet sociale, ku nënvizon se humbjet njerëzore nuk duhet të shikohen si statistika të ftohta, por si jetë të ndërprera dhunshëm. “Ata nuk janë të vdekur, janë të vrarë. Ata nuk janë thjesht numra. Ata janë jetë me emra, fytyra, familje, ëndrra dhe kujtime. Ata nuk janë viktima civile; ata janë djem dhe vajza. Ne fillojmë të humbasim njerëzimin tonë kur ndalojmë së thirruri me emrat e tyre dhe pranojmë një gjuhë që fsheh dhimbjen. Ne shohim djem dhe vajza në Gaza duke kërkuar prindërit e tyre nën rrënoja. Ne shikojmë britmat e tyre për ndihmë, urinë e tyre, braktisjen e tyre. Ky ferr vazhdon dhe bashkë me të, dehumanizimi i popullit palestinez vazhdon. Solidariteti me Palestinën nuk mund të pezullohet. As përgjegjësia jonë nuk mund të pezullohet”, ka deklaruar Guardiola. Në fjalën e tij, trajneri spanjoll është ndalur edhe te dëmet e mëdha materiale në Gaza dhe te shpërngulja e dhunshme e palestinezëve në Bregun Perëndimor, duke e cilësuar këtë fazë si një ndër kapitujt më të zinj të civilizimit tonë. “Po jetojmë periudhën më të errët në historinë e njerëzimit. Ndërsa Gaza është në rrënoja, shkatërrimi i shtëpive palestineze dhe zhvendosja e detyruar vazhdon në Bregun Perëndimor. Për dekada ata kanë jetuar në zhvendosje, dhunë, humbje, trauma, pasiguri dhe padrejtësi, e megjithatë nuk dorëzohen. Të heshturit sot është gjithashtu një formë e mbajtjes së anës. Ju lutem, vazhdoni të flisni hapur për Palestinën dhe të mbroni njerëzimin”, ka thënë ai. Sipas të dhënave të bëra të ditura, Guardiola ka tërhequr vëmendjen edhe mbi shifrat alarmante të viktimave në Gaza, si dhe mbi pengesat e vazhdueshme në dërgimin e ndihmave të nevojshme humanitare për banorët e bllokuar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar