Aktuale
Kujdes: Këto zona në Vushtrri mbesin pa rrymë ditën e nesërme
Reklamë e Sponsorizuar
Për shkak të realizimit të punimeve të planifikuara nga KEDS-i me qëllim rritjen e sigurisë në sistemin energjetik, banorët e disa lagjeve dhe fshatrave në komunën e Vushtrrisë do të përballen me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike gjatë ditës së nesërme, më 20 tetor.
Sipas njoftimit zyrtar, kufizimi i rrymës do të shtrihet në periudhën kohore nga ora 10:00 deri në orën 15:30, duke prekur drejtpërdrejt daljen 10 kV J06 Novolani, e cila furnizohet nga nënstacioni Vushtrria 2.
Në listën e zonave të preket nga ky ndalim bëjnë pjesë: Bukosh, Rruga Bukurije Beqiri, Rruga Drenica, Navalan, Navalan i Ulët, Novalan, Novolan, Rruga Batalioni i Parë, Rruga Kajtaz Tahiri, Brusnik, Rruga Lidhja e Lezhës, Haxhi Zeka, Kollë, Vërnicë, Reznik, Velenicë, Rruga Bajram Curri, Rruga Shyqyri Haziri, Mihaliq, Shalës, Shallc, Mehmet Kollari-Novolan, Rruga Elbasani, Dervar, Druar, Drvar, Hamdi Gashi, Rruga 17 Shkurti, si dhe Kçiqi i Madh.
Nga KEDS-i është bërë e ditur se ky aksion vjen në kuadër të mirëmbajtjes preventive, ku do të ndërmerren veprime për pastrimin e trasesë, si dhe ndërhyrje teknike për evitim tar e defekteve të identifikuara gjatë inspektimeve të realizuara me dron.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: