Kronikë
Tension gjatë protestës: Efektivi i Policisë refuzon urdhrin e eprorit dhe përfshihen në debat të ashpër verbal
Reklamë e Sponsorizuar
Gjatë zhvillimit të protestës së sotme është regjistruar një incident i papritur mes strukturave të rendit, ku dy efektivë janë përfshirë në një përplasje të ashpër verbale me njëri-tjetrin.
Skena e tensionuar ka nisur kur punonjësi i policisë me status më të lartë drejtohet ndaj vartësit të tij me fjalët: “Mirë ik shoqëroji dhe nëpër shtëpi. Ne po punojmë këtu vëllai”.
Nga ana e tij, efektivi i cili duket se ka kundërshtuar hapur udhëzimet e marra, i është kundërpërgjigjur menjëherë duke i thënë: “O vëllai mos më fol mua herë tjetër ashtu se fole gabim. Më fole shumë keq. Më erdhi gjynah”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: