Sport
Alarmi te Bayerni: Vincent Kompany në pikëpyetje për superpërballjen ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i Bayern Munichut po përballet me një situatë të papritur shqetësuese në prag të duelit të madh evropian kundër Arsenalit, pasi trajneri Vincent Kompany ka shfaqur probleme shëndetësore. Megjithatë, kampioni gjerman mbetet me shpresa se strategu belg do të rikuperohet në kohë dhe do të udhëheqë skuadrën mbrëmjen e së mërkurës.
Sipas informacioneve nga burimet mediatike në Gjermani, 42-vjeçari është prekur nga një infeksion viral dhe po vuan nga shqetësime në zonën e ijëve, të cilat i kanë shkufizuar ndjeshëm lëvizjet dhe mundësinë për të qëndruar në këmbë gjatë orëve të fundit.
Për shkak të kësaj gjendjeje, ai nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore të zhvilluar të hënën, ku ngarkesa e drejtimit të skuadrës i ka kaluar ndihmëstrajnerit Aaron Danks.
Pavarësisht sfidave, strukturat drejtuese të bavarezëve janë optimiste dhe presin që Kompany të jetë në pankinë për sfidën e rëndësishme të Ligës së Kampionëve.
Nëse shëndeti i tij nuk do të shënojë përmirësimin e duhur, ekziston mundësia reale që Aaron Danks të marrë frenat e drejtimit të ekipit drejtpërdrejt nga zona teknike gjatë 90 minutave.
Vlen të theksohet se problemet fizike të trajnerit ishin të dukshme edhe në triumfin e fundit 6:1 kundër RB Leipzigut fundjavën e kaluar, ku ai u detyrua të qëndronte kryesisht i ulur, ndërsa udhëzimet taktike pranë vijës anësore u dhanë kryesisht nga stafi i tij ndihmës.
Ndeshja e shumëpritur mes Bayern Munichut dhe Arsenalit është e programuar të luhet këtë të mërkurë në kuadër të fazës më të lartë të garës evropiane.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: