Politikë
Përparim Rama paralajmëron kandidimin e mundshëm për të marrë drejtimin e LDK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur gatishmërinë e tij për t'u bërë pjesë e garës për të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Ky paralajmërim u bë gjatë një paraqitjeje televizive në emisionin “DPT te Fidani”, ku ai foli për angazhimin e tij politik dhe kontributin e dhënë ndër vite për këtë subjekt politik.
“Unë i kam ndihmuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas 12 viteve, LDK është e para në kryeqytet, dhe e kam ofruar, po them, ndihmën time gjatë gjithë kohës dhe vazhdoj me ofruar këtë ndihmë. Normal që jam i interesuar me i ndihmuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe me nxjerr prej aty ku është. Si gjithmonë, kam qenë aty për ta, jam aty për ta, do të jem aty për ta”, u shpreh Rama.
Pavarësisht këtij angazhimi të theksuar, i pari i kryeqytetit bëri të ditur se ende nuk e ka finalizuar vendimin përfundimtar për të hyrë zyrtarisht në garën për kryetar në zgjedhjet e ardhshme të brendshme të partisë.
“Ende nuk e kam marr vendimin, por besoj që po”, theksoi Rama.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: