Politikë
Refuzohet çdo pazar politik, Agron Shehaj: Edi Rama të dorëhiqet dhe të ballafaqohet me drejtësinë
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka hedhur poshtë çdo mundësi për dialog ose kompromis me kryeministrin Edi Rama, ndërsa vendi shënon ditën e shtatë të protestave dhe revoltës qytetare.
Në një qëndrim të prerë dhe pa ekuvoke, Shehaj ka theksuar se nuk do të ketë asnjë tryezë bisedimesh apo negociata me kreun e ekzekutivit. Ai ka bërë të qartë se çdo lëvizje apo ofertë që mund të vijë nga ana e qeverisë në këtë fazë nuk përbën gjë tjetër veçse një tentativë mashtruese për të fituar kohë.
Sipas liderit të forcës së re politike, e vetmja rrugë për të dalë nga situata aktuale e krijuar mbetet largimi i menjëhershëm i kryeministrit nga posti që mban. Ai kërkoi dorëheqjen e pakushtëzuar të Ramës dhe ballafaqimin e tij pa asnjë lloj imuniteti përpara organeve të drejtësisë, duke përmendur përgjegjësinë për aferat dhe dhunën e shfaqur ndaj qytetarëve.
“Asnjë negociatë, asnjë tryezë me Edi Ramën. Duhet të japë dorëheqjen! Nuk ka tratativa dhe asnjë marrëveshje me Edi Ramën. Çdo gjë që mund të ofrojë Edi Rama është mashtrim. Duhet të largohet dhe të dalë para drejtësisë”, u shpreh ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: