Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kryeministri i Belgjikës, De Wever, i dërgon letër urimi kreut të ekzekutivit kosovar, Albin Kurti

Redaksia Lajmetereja • 19-10-2026 14:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Belgjikës, De Wever, i dërgon letër urimi kreut të ekzekutivit kosovar, Albin Kurti
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një mesazh urimi për marrjen e mandatit të ri nga homologu i tij i Mbretërisë së Belgjikës, Bart De Wever. “Kontaktet politike ndërmjet dy qeverive tona janë shtuar në vitet e fundit dhe, pasi ju takova në New York në shtatorin e vitit të kaluar, ju mirëpritët ministrin tim të Punëve të Jashtme, z. Prévot, në Prishtinë në prill të këtij viti. Këto shkëmbime reflektojnë marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar në letrën e tij kryeministri belg, De Wever. Duke bërë një vlerësim pozitiv të partneritetit aktual bilateral, shefi i ekzekutivit belg ka shfaqur vullnetin e plotë për ta intensifikuar tutje këtë bashkëpunim, duke vënë theksin edhe te kontributi i rëndësishëm i diasporës. “Ju lutem, më lejoni të vlerësoj bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve tona në fushat e policisë dhe gjyqësisë, sikurse përpjekjet tona të përbashkëta për të luftuar krimin e organizuar, një çështje që përbën shqetësim të madh për të dyja, Belgjikën dhe Kosovën. Shpresoj që do të kemi mundësi të zgjerojmë bashkëpunimin tonë më tej në fusha të tjera, përfshirë mbrojtjen dhe burgjet, gjithashtu duke thelluar lidhjet tona ekonomike, posaçërisht duke ndërtuar mbi lidhjet e forta njerëzore të krijuara nga diaspora”, ka përfunduar ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar