Aktuale
Humbje e rëndë për aktorin Ylber Bardhi, mesazhi prekës për ndarjen nga jeta të motrës
Reklamë e Sponsorizuar
Aktori i njohur Ylber Bardhi po kalon momente tejet të vështira pas një tragjedie familjare. Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se është ndarë nga jeta motra e tij, Besa.
I përfshirë nga dhimbja e thellë, artisti ka ndarë me ndjekësit e tij ndjenja malli dhe dashurie, duke u shprehur se largimi i saj ka shuar një pjesë të shpirtit të tij.
"BESA ime, motra ime e dashur. Sot një pjesë e shpirtit tim u shua bashkë me ty", ka shkruar ndër të tjera ai në profilin e tij në Facebook.
Në mbyllje të dedikimit të tij emocional, Bardhi ka siguruar se kujtimi i saj do të mbetet i paharruar, duke përcjellë një mesazh mjaft prekës: "Vëllai yt do të të mbajë përjetë në zemër, sepse motrat nuk harrohen kurrë, e as kur largohen nga kjo jetë. Të dua".
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: