Aktuale
Start emocionues në Ligën e Parë: Vushtrria triumfon në Klinë, Istogu shkëlqen në Mitrovicë
Reklamë e Sponsorizuar
Fundjava ka shënuar nisjen zyrtare të garave në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll, duke sjellë menjëherë emocione, rivalitet të lartë dhe sfida vendosura në sekondat e fundit.
Në kategorinë e femrave, vëmendja kryesore ishte përqendruar në qytetin e Klinës, ku u përballën Dukagjini dhe Vushtrria. Pas një loje të fortë dhe të barabartë, ishte skuadra e Vushtrrisë ajo që arriti të sigurojë fitoren me rezultat 27:25.
Në takimet e tjera të kësaj xhiroje, CLICK triumfoi ndaj KEK-ut me shifrat 29:26 në një ndeshje mjaft konkurruese, ndërsa Trepça pati një paraqitje mjaft bindëse përballë Vjosës, duke e mbyllur takimin me epërsinë e thellë 36:20.
Në konkurrencën e meshkujve, tifozët patën rastin të shohin dy ballafaqime tejet dramatike që u vendosën vetëm në çastet e fundit. Istogu mori një fitore të madhe si mysafir në palestrën “Minatori” ndaj Trepçës me rezultatin 33:32, falë një fundloje më të përqendruar.
Po ashtu, një tjetër ndeshje me kthesa të shumta u regjistrua të dielën në Drenas, ku Vushtrria doli triumfuese ndaj Drenicës me vetëm një gol dallim, duke fituar me shifrat 38:37.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: