Kronikë
Tensionet arrijnë kulmin në Bulevard: Protestuesit përdorin blloqe betoni kundër policisë, ndërhyn forcat e rendit
Reklamë e Sponsorizuar
Përplasjet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë marrë një kthesë edhe më të ashpër, ndërsa situata në terren mbetet tejet e tensionuar mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Edhe pse përleshjet kishin nisur prej disa orësh, turma e pranishme ka refuzuar të lëvizë nga bulevardi, duke mbajtur pozicionet e saj përballë kordonit policor.
Në një moment kulmor të protestës, disa nga qytetarët e pranishëm kanë shkulur blloqe të rënda betoni me formë cilindrike përgjatë rrugës dhe i kanë rrotulluar dhunshëm drejt trupave të policisë dhe automjetit autobot.
Si kundërpërgjigje ndaj kësaj situate, efektivët e rendit kanë ndërhyrë duke hedhur gaz lotsjellës dhe duke përdorur ujë me presion të lartë për të shpërndarë turmën e irrituar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: