Kronikë
Trazira në Bulevard: Përleshje mes protestuesve dhe forcave të rendit në Tiranë
Reklamë e Sponsorizuar
Situata në zonën e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet ka degjeneruar në kaos gjatë momenteve të fundit, ku tensionet mes demonstruesve dhe policisë kanë arritur kulmin.
Efektivët e rendit kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion përmes mjeteve të blinduara.
Në anën tjetër, protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur një breshëri fishekzjarrësh në drejtim të forcave të sigurisë, të cilat po avancojnë të mbrojtura pas autobotit të ujit teksa ky i fundit vijon lëvizjen në terren.
Vlen të theksohet se kjo është dita e gjashtë radhazi që protestat po zhvillohen në qendër të Tiranës, duke mbajtur të tensionuar situatën në vend.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: