Kronikë
Tragjedi në kryeqytet: 50-vjeçari gjendet i pajetë pranë Lanës, reagon Berisha
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme kryeqytetin, pasi një burrë rreth të 50-tave është gjetur pa shenja jetë pranë bregut të lumit Lana, më konkretisht përballë godinës së Gjykatës Penale në Tiranë.
Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, duke sjellë edhe reagimin e menjëhershëm të liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili ka ndarë shqetësimin e tij përmes një postimi publik ku thekson dinamikën e zonës.
“Një burrë mbi 50 vjeç i vdekur gjendet në buzë Lanës! Shkaqet nuk dihen! Por zona ka qenë arenë e përplasjeve të egra”, ka shkruar ndër të tjera Berisha.
Ndërkohë, autoritetet kompetente ende nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e sakta që çuan në humbjen e jetës së këtij shtetasi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: