Aktuale
Sulmi ndaj selisë së PS, Balla shpërthen ndaj Berishës: Janë protestues të paguar, largoji menjëherë
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dalë me një reagim të fortë pas incidentit të regjistruar në fasadën e selisë së kësaj force politike në kryeqytet.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Balla i ka bërë thirrje publike liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, që të urdhërojë menjëherë largimin e protestuesve të pozicionuar para godinës rosa.
Sipas zyrtarit të lartë socialist, protestat e dhunshme që po ndodhin prej gjashtë ditësh në Tiranë janë të orkestruara drejtpërdrejt nga Berisha.
"O Sali, largoji urgjent njerëzit që çove tek selia e Partisë Socialiste! Janë të gjithë njerëzit e tu të paguar nga ti dhe nga Agron Shehaj, Arlind Qorrri dhe duart e huaja. Kush donte prova e kujt është protesta besoj e mor", ka deklaruar Balla në mesazhin e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: