Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Skandal në fushë: Shkëndija e Haraçinës kallëzon arbitrin Vllatko Ilioski pranë FFM-së për fyerje raciste

Redaksia Lajmetereja • 18-10-2026 13:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Skandal në fushë: Shkëndija e Haraçinës kallëzon arbitrin Vllatko Ilioski pranë FFM-së për fyerje raciste
Klubi i Futbollit Shkëndija e Haraçinës i është drejtuar zyrtarisht Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), duke kërkuar nisjen e menjëhershme të një hetimi ndaj sjelljes së gjyqtarit Vllatko Ilioski gjatë sfidës kundër Struga Trim&Lum. Sipas dëshmisë së kapitenit Besir Demiri, në minutën e 88-të të takimit, arbitri Ilioski i është drejtuar atij me fjalët fyerëse "ma*mun analfabet". Klubi vlerëson se një qasje e tillë është absolutisht e papranueshme për një zyrtar ndeshjeje dhe ngre dyshime të forta për konotacion racist, aq më tepër kur në fushën e blertë ndodheshin edhe dy lojtarë me ngjyrë të skuadrës kundërshtare. Ky incident acaroi situatën në fushë, duke prodhuar tensione të cilat do të mund të shmangeshin lehtësisht nëse arbitri do të kishte ruajtur etikën profesionale dhe respektin njerëzor ndaj lojtarëve. Nga radhët e klubit bëhet e ditur se kapiteni i tyre ka dorëzuar tashmë një deklaratë zyrtare pranë delegatit të ndeshjes, ku dëshmohet ngjarja dhe përmenden dëshmitarët e pranishëm. "Kërkojmë nga FFM që të publikojë audio-incizimin e minutës së 88-të, të hetojë rastin dhe të ndërmarrë masa përkatëse nëse konfirmohen këto pretendime. Gjyqtarët janë aty për të ndarë drejtësinë në fushë, jo për të fyer dhe provokuar futbollistët", thuhet në reagimin e skuadrës shqiptare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar