Sport
Debutim makth për Karoglan te Partizani, Vora shkruan historinë me një fitore spektakolare
Reklamë e Sponsorizuar
Partizani vazhdon të zhytet në krizë të thellë, teksa ka pësuar një humbje të rëndë dhe historike me rezultatin 4:1 në transfertë përballë Vorës.
Kjo përballje, e vlefshme për javën e shtatë të Abissnet Superiore, shënoi edhe debutimin në stolin e "demave" për trajnerin kroat Mislav Karoglan, i cili e nisi aventurën e tij në mënyrën më të papritur e zhgënjyese të mundshme. Pas shtatë javëve të para të kampionatit, skuadra e kuqe ndodhet aktualisht në vendin e fundit të renditjes me vetëm 4 pikë të grumbulluara.
Statistikat konfirmojnë një situatë alarmante për Partizanin, pasi kurrë më parë në historinë e tyre nuk kishin pësuar plot 17 gola vetëm në shtatë ndeshjet e para. Në këtë triumf historik për Vorën, protagonist absolut u bë lojtari Bernard Karrica, i cili shkëlqeu duke realizuar një tripletë, ku dy prej golave ishin vërtet spektakolarë.
Epilogu i ndeshjes mund të kishte qenë edhe më i rëndë për të kuqtë, kjo pasi gjyqtarët, pas ndërhyrjes së sistemit VAR, i anuluan Vorës edhe një tjetër gol gjatë takimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: