Kronikë
Goditja e rrjeteve të lëndëve narkotike pranë shkollave në kryeqytet, ministri Demo: Policia në çdo cep për mbrojtjen e fëmijëve
Reklamë e Sponsorizuar
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka dalë me një reagim zyrtar pas finalizimit të një operacioni të gjerë të Policisë së Shtetit, i cili çoi në shkatërrimin e disa strukturave kriminale që merreshin me tregtimin e lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore në Tiranë.
“Shkollat e pastra”, një operacion i suksesshëm, falë bashkëpunimit me Prokurorinë, hetimit profesional dhe përdorimit të metodave speciale. Goditja e shpërndarjes së drogës, veçanërisht pranë shkollave, është prioritet i Policisë së Shtetit në Tiranë dhe në çdo cep të Shqipërisë”, shkroi ministri Demo në rrjetet sociale.
Në mesazhin e tij, ai vuri në dukje se çrrënjosja e këtij fenomeni të dëmshëm pranë ambienteve shkollore mbetet një nga objektivat kryesore për strukturat e rendit në kryeqytet dhe mbarë territorin e vendit.
“Në çdo shkollë, në çofshin qytet, në çdo cep të Shqipërisë, Policia e Shtetit do të jetë aty për të garantuar sigurinë e fëmijëve tanë”, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme.
Si rezultat i aksionit të koduar “Shkollat e pastra”, autoritetet kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 31 personave të dyshuar, ndërkohë që vijojnë kërkimet për kapjen e 14 shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: