Aktuale
Lëndimi në kokë e dërgon në spital, portieri Emiliano Martinez lëshon mesazhin e parë për rikthimin
Reklamë e Sponsorizuar
Emiliano Martinez pati një paraqitje të shkëlqyer gjatë duelit të djeshëm me fanellën e Chelseat.
Megjithatë, takimi u shoqërua me momente dramatike për portierin, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në kokë pas një përplasjeje të fortë me mbrojtësin e Evertonit, Jarrad Branthwaite.
Për të qetësuar tifozët pas incidentit, gardiani argjentinas ka publikuar një fotografi nga ambientet e spitalit, duke konfirmuar se situata e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe se mungesa e tij në fusha do të zgjasë vetëm pak javë.
“Gjërat më të rëndësishme janë 3 pikët dhe mospranimi i golit. Do të kthehem pas disa javësh”, u shpreh Dibu përmes rrjeteve sociale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: