Politikë
“Tirana në flakë dhe të rinjtë e plagosur”, Çun Lajçi shpërthen ndaj Ramës: E tradhtove vendin, largohu!
Reklamë e Sponsorizuar
Reagimet e ashpra nga figura publike dhe artistë nuk kanë munguar pas trazirave dhe përplasjeve të dhunshme që tronditën kryeqytetin e Shqipërisë. Aktori i njohur Çun Lajçi i ka drejtuar një thirrje publike kreut të qeverisë, Edi Rama, duke i kërkuar dorëheqjen e menjëhershme pas ngjarjeve të rënda në Tiranë.
Në një shkrim të ndarë me ndjekësit e tij më 18 tetor 2026, Lajçi ka vënë në shënjestër qasjen e kryeministrit ndaj protestuesve. Ai ka shprehur indinjatën e tij të thellë për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve dhe skenat e tensionit që përfshinë rrugët e Tiranës, duke kritikuar gjithashtu mënyrën se theksohet retorika politike nga kreu i ekzekutivit.
Duke e mbyllur mesazhin e tij me thirrjen e prerë se nuk ekziston asnjë rrugëdalje tjetër, aktori ka ngritur shqetësimin e tij për fatin e vendit dhe të ardhmen e qytetarëve, të cilët sipas tij po vuajnë pasojat e një situate të dalë jashtë kontrollit.
Ik Ed, ik! Nuk ke rrugë tjetër.
Sot në mëngjes e pashë njanin tue folë me vetveten. M’erdhi gjynah!
Ishte futë ma në fund në zyrën e Kryeministrisë. Si urithi, shikonte e fliste. U trishtova.
Njeriu që s’kishte ba gjumë tanë natën, tash po i fliste nji guri, nji guri që kishte dalë prej dorës së nji djaloshi në bulevard, kur ai përpiqej me mbrojtë veten prej tymit, shkopinjve e plumbave të gomës.
Nji Kryeministër po shpjegonte pse s’duhej të ikte ai e pse s’duhej të vinte nji «neoballist», nji «neokomunist»… Kështu fliste ajo gërdosi që mban rruaza e penj laramanë, ngjyrëngjyra, në dorën e majtë. Se majtak asht, socialist muti asht!
Tregonte pse duhet me hangër gurë, jo bar, siç thoshte Ramizi dikur, që Shqipnia të bahet Evropë!
Unë u çburrnova, u korita, u marrova e shava:
— Nanën ta ladroftë Evropa!
Ç’të duhet Evropa pa Shqipni e pa shqiptarë? Me polic t'maskuem që flasin gjuhë tjetër, don me shku Evropë?
Sot herët pashë nji gërdallë njeriu që fliste me vetveten. Në dorë mbante nji armë fantazmë — nji gur. Ndoshta ai gur kishte ra në kokën e djalit, ndoshta në qafën e vajzës, ndoshta në ballin e kryepolicit…
Pashë nji njeri të çmendun që çmenduninë e vet don me e çue deri te konopi, te plumbi, te burgu!
Nji Kryeministër që e ka hangër vetveten, mbasi e shiti Shqipninë. E tash, frika e humbjes nuk e len me ba gjumë, nuk e len me mendue kthjelltë, as me folë esëll.
U trishtova kur e pashë njeriun që i ka thanë Evropës: «Unë jam Kryeministri i Shqipnisë. Kam tetëqindmijë vota. Nuk me trembin kalamajt me gurë! Me vendin tim baj ç’të due!»
Po m’vjen keq, Ed, por mua po dhemb zemra kur po i shoh fëmijët t'përgjakun. Kur po e shoh Tiranën të djegun. Kur po i shoh sheshet me gur. E pse? Kallxo pse? Mos e bleve postin me tapi? Ik, ti s’ke vend ma në Shqipni. Merri me vete ato vota dhe shko n'Evropë e bahu mbret!
E di, «na kemi me vuejtë për ty e për çmenduninë tande», por besoj se, me kalimin e kohës, kemi me u mësue edhe pa ty. E nji «neoballist» ka me ia kallxue Evropës se jo krejt shqiptarët janë narkomanë e narkodilerë!
Ik, Ed, ik! Nuk ke rrugë tjetër.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: