Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

“Tirana në flakë dhe të rinjtë e plagosur”, Çun Lajçi shpërthen ndaj Ramës: E tradhtove vendin, largohu!

Redaksia Lajmetereja • 18-10-2026 09:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Tirana në flakë dhe të rinjtë e plagosur”, Çun Lajçi shpërthen ndaj Ramës: E tradhtove vendin, largohu!
Reagimet e ashpra nga figura publike dhe artistë nuk kanë munguar pas trazirave dhe përplasjeve të dhunshme që tronditën kryeqytetin e Shqipërisë. Aktori i njohur Çun Lajçi i ka drejtuar një thirrje publike kreut të qeverisë, Edi Rama, duke i kërkuar dorëheqjen e menjëhershme pas ngjarjeve të rënda në Tiranë. Në një shkrim të ndarë me ndjekësit e tij më 18 tetor 2026, Lajçi ka vënë në shënjestër qasjen e kryeministrit ndaj protestuesve. Ai ka shprehur indinjatën e tij të thellë për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve dhe skenat e tensionit që përfshinë rrugët e Tiranës, duke kritikuar gjithashtu mënyrën se theksohet retorika politike nga kreu i ekzekutivit. Duke e mbyllur mesazhin e tij me thirrjen e prerë se nuk ekziston asnjë rrugëdalje tjetër, aktori ka ngritur shqetësimin e tij për fatin e vendit dhe të ardhmen e qytetarëve, të cilët sipas tij po vuajnë pasojat e një situate të dalë jashtë kontrollit. Ik Ed, ik! Nuk ke rrugë tjetër. Sot në mëngjes e pashë njanin tue folë me vetveten. M’erdhi gjynah! Ishte futë ma në fund në zyrën e Kryeministrisë. Si urithi, shikonte e fliste. U trishtova. Njeriu që s’kishte ba gjumë tanë natën, tash po i fliste nji guri, nji guri që kishte dalë prej dorës së nji djaloshi në bulevard, kur ai përpiqej me mbrojtë veten prej tymit, shkopinjve e plumbave të gomës. Nji Kryeministër po shpjegonte pse s’duhej të ikte ai e pse s’duhej të vinte nji «neoballist», nji «neokomunist»… Kështu fliste ajo gërdosi që mban rruaza e penj laramanë, ngjyrëngjyra, në dorën e majtë. Se majtak asht, socialist muti asht! Tregonte pse duhet me hangër gurë, jo bar, siç thoshte Ramizi dikur, që Shqipnia të bahet Evropë! Unë u çburrnova, u korita, u marrova e shava: — Nanën ta ladroftë Evropa! Ç’të duhet Evropa pa Shqipni e pa shqiptarë? Me polic t'maskuem që flasin gjuhë tjetër, don me shku Evropë? Sot herët pashë nji gërdallë njeriu që fliste me vetveten. Në dorë mbante nji armë fantazmë — nji gur. Ndoshta ai gur kishte ra në kokën e djalit, ndoshta në qafën e vajzës, ndoshta në ballin e kryepolicit… Pashë nji njeri të çmendun që çmenduninë e vet don me e çue deri te konopi, te plumbi, te burgu! Nji Kryeministër që e ka hangër vetveten, mbasi e shiti Shqipninë. E tash, frika e humbjes nuk e len me ba gjumë, nuk e len me mendue kthjelltë, as me folë esëll. U trishtova kur e pashë njeriun që i ka thanë Evropës: «Unë jam Kryeministri i Shqipnisë. Kam tetëqindmijë vota. Nuk me trembin kalamajt me gurë! Me vendin tim baj ç’të due!» Po m’vjen keq, Ed, por mua po dhemb zemra kur po i shoh fëmijët t'përgjakun. Kur po e shoh Tiranën të djegun. Kur po i shoh sheshet me gur. E pse? Kallxo pse? Mos e bleve postin me tapi? Ik, ti s’ke vend ma në Shqipni. Merri me vete ato vota dhe shko n'Evropë e bahu mbret! E di, «na kemi me vuejtë për ty e për çmenduninë tande», por besoj se, me kalimin e kohës, kemi me u mësue edhe pa ty. E nji «neoballist» ka me ia kallxue Evropës se jo krejt shqiptarët janë narkomanë e narkodilerë! Ik, Ed, ik! Nuk ke rrugë tjetër.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar