Kronikë
Kryeministri Rama sjell në vëmendje 21 Janarin: Sot sulmuesit e policisë kërkojnë gjak, dhuna nuk ka lidhje me rininë
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri Edi Rama, përmes një adresimi në rrjetet sociale, është ndalur te tragjedia e 21 Janarit, duke e vendosur atë në një krahasim me zhvillimet e fundit dhe protestat e zhvilluara në kryeqytet.
Duke ndarë kujtimet e tij për ngjarjet e asaj kohe, Rama theksoi se pavarësisht tensioneve dhe zjarreve sporadike në atë perimetër, institucionet nuk u cënuan, nuk pati hedhje të mjeteve piroteknike si molotovë dhe asnjë efektiv i forcave të rendit nuk u lëndua apo u dogj.
Kreu i Qeverisë u rikthehu kujtesën qytetarëve se gjatë asaj dite mbetën të vrarë katër protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, të cilët, ndryshe nga realiteti i sotëm, e kishin të pamundur të merrnin trajtim mjekësor në spitale pasi dhuna ndaj tyre vazhdonte.
“Ata që përpiqen t’u nxjerrin sytë policëve dhe t’i vrasin, janë kriminelë, por janë fëmijët e këtij vendi. Dëmet nuk janë të vogla, por ndreqen. Ky është një nga mijëra gurët e shkulur të bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ për t’u hedhur mbi policinë. Është praktikisht një armë që mund të bëhet edhe vdekjeprurëse. Imazhet që transmetojnë televizionet tregojnë të ashtuquajturin grup të zjarrit, që nuk ka lidhje me studentët. Kjo është një dhunë e verbër që nuk ka asnjë lidhje me rininë shqiptare”, u shpreh Rama.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: