Kronikë
Vala e raportimeve për arrestime zyrtarësh, reagon Kryeprokuroria e Shtetit: Referohuni vetëm burimeve zyrtare
Reklamë e Sponsorizuar
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka lëshuar një reagim zyrtar pas spekulimeve dhe lajmeve të shpërndara së fundmi në media lidhur me gjoja arrestime të zyrtarëve publikë, duke vlerësuar se këto shkrime kanë prodhuar huti te qytetarët dhe pasiguri ligjore.
Nëpërmjet një nomunikate për media, institucioni I bën thirrje opinionit publik dhe gazetarëve që për çdo zhvillim, aksion apo informacion që ndërlidhet me veprimtarinë e Prokurorit të Shtetit, të orientohen ekskluzivisht drejt njoftimeve zyrtare të konfirmuara nga vetë institucioni.
Njëkohësisht, është bërë apel i qartë që të shmanget përhapja e të dhënave dhe lajmeve që nuk gjejnë mbështetje në burime zyrtare dhe të verifikuara.
Në fund, Kryeprokurori i Shtetit ka përsëritur zotimin e tij përpara qytetarëve se çdo rast i natyrës penale do të hetohet dhe trajtohet në rreptësi me Kushtetutën e vendit, legjislacionin në fuqi dhe parimet më të larta të integritetit e drejtësisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: